Dafina Zeqiri fillon nënshkrimin e CD-ve të para të albumit “Dafinë Moj”

Dafina Zeqiri fillon nënshkrimin e CD-ve të para të albumit “Dafinë Moj”

Showbiz September 17, 2021 - 13:33

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka kohë që ka paralajmëruar albumin e ri “Dafinë Moj”, e i cili është finalizuar dhe tashmë mund të para-porositet në formë të CD-së në GjirafaMall.

Zeqiri sot (e premte) ka treguar se ishte hera e parë që mbajti në duar albumin në formë fizike (CD), dhe gjithashtu do të nënshkruaj 100 të tillë, para se të arrijnë në duart e personave që e kanë porositur.

“Sapo pash për herë të parë albumin fizikisht. Sot do të nënshkruaj 100 porositë e para. Mos harroni 100% e të ardhurave nga shitja shkojnë për fëmijët me autizëm. GjirafaMall na tregoi se ka një befasi ekstra për secilën porosi”, ka shkruar Dafina përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Instagram”.

Projekti i përbashkët në mes Dafinës dhe Gjirafës, synon të ndihmoi shoqatën e “Autizmit” në Kosovë, dhe të gjitha të ardhura e mbledhura shkojnë për këtë shoqatë.

Albumi “Dafinë Moj”, përfshinë shumë bashkëpunime me disa prej emrave më të njohur të estradës tonë, por më i veçanti për këngëtaren padyshim mbetet bashkëpunimi me nënën e saj, Melihaten. /Zëri

 

Image