Dukagjin Lipa takon presidenten Osmani: Faleminderit për përfaqësim të mahnitshëm të vendit

Dukagjin Lipa takon presidenten Osmani: Faleminderit për përfaqësim të mahnitshëm të vendit

Showbiz September 16, 2021 - 12:43

Anëtari i grupit ODA, si dhe organizatori i festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, njëkohësisht edhe babai i këngëtares kosovare me famë botërore Dua Lipa, Dukagjin Lipa, është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin.

Presidentja Osmani ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin të Gjermanisë, por para vizitës së saj në Gjermani ajo ka mirëpritur në takim organizatorët e festivalit “Sunny Hill”, këtë e ka bërë të ditur vetë organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa, përmes një fotografie në rrjetin social Instagram.

“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit zonja presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, ka shkruar Lipa në Instagram. /Zëri