Dua Lipa publikon versionin remix të “Cold Heart” në bashkëpunim me The Blessed Madonna dhe Elton Johnin

Dua Lipa publikon versionin remix të “Cold Heart” në bashkëpunim me The Blessed Madonna dhe Elton Johnin

Showbiz September 10, 2021 - 15:11

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar një projekt muzikor, por kësaj radhe versionin remix të këngës “Cold Heart”.

Në versionin origjinal, këngëtarja 26-vjeçare ka bashkëpunuar me legjendën e muzikës, Elton John.

Kurse, tani kënga është realizuar në versionin remix nga DJ e njohur amerikane, The Blessed Madonna.

Treshja e famshme e artistëve kanë publikuar këngën vetëm në versionin audio, ndërsa The Blessed Madonna thotë se: ishte një nder i madh të më kërkohej të ishte pjesë e bashkëpunimit të Duas dhe Eltonit.

“Ashtu si pothuajse të gjithë në planet, unë mahnitem nga Elton John dhe Dua Lipa. Ishte një nder kaq i madh të më kërkohej të isha pjesë e bashkëpunimit të tyre, i cili është një projekt kaq i bukur. Menjëherë më pëlqeu kënga dhe u përpoqa shumë për ta bërë atë mirë. Nuk është gjë tjetër veçse gëzim i madh të jesh në orbitën e këtyre ikonave dhe zemrave të tyre të mëdha e të ngrohta të bukura. Unë i vlerësoj të gjithë ju që do ta dëgjoni”, është shprehur The Blessed Madonna. /Zëri

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)