Morena Taraku reagon pas vdekjes së reperit grek Mad Clip, thotë se ishte në përgatitje të një bashkëpunimi me të

Morena Taraku reagon pas vdekjes së reperit grek Mad Clip, thotë se ishte në përgatitje të një bashkëpunimi me të

Showbiz September 02, 2021 - 12:12

Reperi me origjinë greke, Mad Clip, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare si pasojë e një aksidenti të trafikut, në Vouliagmeni të Greqisë.

Sipas dëshmitarëve, Shërbimet e Zjarrfikësve u përpoqën për orë të tëra për ta nxjerrë nga rrënojat e veturën e tipit “Porsche”, që ai po ngiste.

Reperi i plagosur rëndë u dërgua me urgjencë në spitalin “Asklipio” ku stafi u përpoq të shpëtonte jetën e tij, teksa më vonë ai u shpall i vdekur.dhe modelen dhe këngëtaren shqiptare, Morena Taraku, e cila i ka dedikuar atij disa rreshta në një fotografi të publikuar në InstaStory.

“Nuk po mund ta besoj, pusho në paqe vëlla”, ka shkruar Morena, teksa bëri të ditur se ajo dhe reperi tashmë i ndjerë ishin në përgatitje të një projekti muzikor.

Panagiotis “Peter” Anastasopoulos, i lindur në Nju Jork në vitin 1987, i njohur më së miri me emrin artistik Mad Clip ishte një reper greko-amerikan i cili ishte pjesë e kompanisë “Capital Music”.

Ndërkohë, Morena e cila prej kohësh është zhvendosur në Stamboll të Turqisë ka kohë që nuk ka lansuar një këngë të re, projekti i saj i fundit mbetet bashkëpunimi me reperin Fero “Money”./Telegrafi/