Pas vizitës në Tiranë, këto janë fjalët e Dua Lipës

Pas vizitës në Tiranë, këto janë fjalët e Dua Lipës

Showbiz July 23, 2021 - 17:29

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, me anë të fondacionit “Sunny Hill”, ka dhënë kontributin e saj për ndërtimin e një kopshti në Tiranë, i cili ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Lipa ka thënë se është nder që gjendet në Tiranë për të parë punën e ndërtimit të “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të këtij qyteti.

Dua Lipa ka publikuar disa momente gjatë vizitës në Tiranë.

“Është nder të jem në Tiranë – Shqipëri, sot për të parë punën e ndërtimit të “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet që bëmë dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë”, ka shkruar Dua Lipa. /Zëri