Norvegjia voton ligjin që detyron të tregohet nëse përdoret “Photoshop” në fotografi

Norvegjia voton ligjin që detyron të tregohet nëse përdoret “Photoshop” në fotografi

Showbiz July 16, 2021 - 10:26

Në “epokën kardashian” ku mania për perfeksion është rritur ndjeshëm, në pamundësi për të pasur ato që konsiderohen format ideale, shumë persona gjejnë shpëtim tek “magjia” e photoshopit.

Por tani, Norvegjia ka votuar një ligj, i cili do të detyrojë “influencer”-at që të zbulojnë kur kanë edituar apo shtuar filtra në një fotografi.

“Çdo foto ku forma, madhësia ose lëkura e trupit është ndryshuar nga përpunime ose manipulime të tjera’, duhet të shënohet si e modifikuar”, thuhet në këtë ligj.

Ligji u miratua me shumicë dërrmuese në parlamentin norvegjez dhe ka për qëllim që të largojë rininë nga standardet e pavërteta të bukurisë dhe të ulë presionin dhe pasiguritë mes tyre.

“Shpresojmë që me këto masa të japim një kontribut të rëndësishëm në frenimin e ndikimit në negativ, që kanë reklama të tilla, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë.”

Brenda pak sekondave një fotografi e postuar në Instagram mund të shihet nga dikush në Kinë apo Amerikë, ndaj ndryshimi është ende larg. Megjithatë Norvegjia vendosi gurin e parë, të një lëvizje që mund ti bëjë vajzat dhe gratë të duan dhe ta pranojnë veten edhe nëse nuk kanë buzë të plota, bel të hollë, këmbë të gjata dhe forma të kolme.

Sipas ekspertëve kjo do të përmirësojë shëndetin e tyre mendor dhe do ti bëjë ato mos e përdorin energjinë e tyre për të krahasuar veten me disa imazhe të edituara në rrjete sociale. /A2