Deputetja Matoshi takohet me Miss Kosovën, thotë se tani është në mbrojte të intitucioneve

Deputetja Matoshi takohet me Miss Kosovën, thotë se tani është në mbrojte të intitucioneve

Showbiz July 14, 2021 - 22:50

Deputetja e LVV-së Adriana Matoshi, ka takuar sot Tuti Sejdiun e cila ditë më parë u shpall "Miss Universe Kosova".

Matoshi ka takuar Sejdiu pas rrëfimit të saj tronditësh, e cila pasi u kurorëzua si "Miss Unverse Kosova" rrefeu se ishte përdhunuar në moshën 13-vjeçare dhe ishte viktimë e trafikimit, shkruan Zeri.info.

Matoshi ka shkruar se Sejdiu është në duar të sigurta, ndërsa ka falenderuar Ministrinë e Drejtësisë për çka ka thënë se po punohet për të arritur drejtësi për Sejdiun.

"Një çikë e fortë, e cila në momentin që e fitoi titullin e më të bukurës në "Miss Univers Kosova" vendosi me e shpalosë historinë e saj te trishtë personale dhe familjare.

Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës, por sjellja e drejtësisë në vend!

Qysh si e mitur ajo ishte objekt i dhunës seksuale, por tani është në duar të sigurta. Duke iu falenderuar Ministrisë së Drejtësisë dhe njerëzëve të mirë që punojnë aty, drejtësia për Tutin do të arrihet", ka shkruar deputetja Matoshi.

Ajo thotë se vajzat e Kosovës do ta kenë mbrojtjen institucionele.

"Një vajzë si Tuti i duhet Kosovës. E guximshme, e fortë, e dashur dhe shumë motivuese. Vajzat e Kosovës do të kenë mbrojtje institucionale. Ato janë baza e një familje të shëndosh, rrjedhimisht edhe e një kombi të shëndosh. Ato do të jenë të sigurta. Ju premtoj!", ka shkruar ajo në rrjetet sociale. /Zëri