Rita Ora rrezikoi të humbte 7.5 milionë euro pasi nuk paraqiti dokumentet e deklarimit të pasurisë për dy kompanitë e saj

Rita Ora rrezikoi të humbte 7.5 milionë euro pasi nuk paraqiti dokumentet e deklarimit të pasurisë për dy kompanitë e saj

Showbiz July 09, 2021 - 17:25

Rita Ora për pak ra në kurthin e shefave financiarë, për dështimin e paraqitjes së dokumenteve zyrtare për perandorinë e saj të biznesit.

Këngëtarja ka krijuar një pasuri prej 6.5 milionë funteve (7.5 milionë euro) përmes firmave që kanalizojnë fitimet e saj shumë milionëshe, por autoritetet e ‘Companies House’ (Shtëpia e Regjistrimit të kompanive në Mbretërinë e Bashkuar) kohët e fundit filluan procesin e goditjes së dy prej tyre, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 30 vjeçe, u detyrua të lëvizte me shpejtësi për të regjistruar llogari në minutën e fundit, procedurë kjo që duhej të kryhej në prill, pasi u kërcënua se do të mbylleshin dy firmat e saj.

‘Companies House’ lëshuan një veprim të detyrueshëm kundër ‘Ora Multi Services Limited’, e cila ka rezerva në vlerë 4.5 milionë funte (5.2 milionë euro) nga vitin e kaluar dhe ‘Ora Live’ e cila kishte pothuajse dy milionë funte (2.3 milionë euro). Ajo është aksionerja kryesor e të dy bizneseve.

Një njoftim i dërguar për të dy kompanitë më 6 korrik thoshte: “Nëse nuk tregohet shkak për të kundërtën, kompania do të hiqet nga regjistri dhe do të shpërbëhet jo më pak se dy muaj nga data e treguar më sipër”.

“Pas shpërbërjes së kompanisë, e gjithë prona dhe të drejtat e dhëna, ose të mbajtura në mirëbesim, kompania vlerësohet të jetë me vakant dhe do t’i përkasë shtetit”.

Rita më vonë paraqiti dokumentet për të dy kompanitë që do të thotë se kërcënimi u hoq.

Është e mundshme që bizneseve u janë dërguar dy letra paralajmëruese nga ‘Companies House’ përpara se të lëshojnë paralajmërimin publik, i cili është publikuar në internet.

Ajo iu dha dy muaj kohë për të përmbushur para se biznesi të ishte mbyllur dhe çdo pasuri ose para do të bëhej pronë e shtetit – proces i njohur si ‘bona vacantia’.

Llogaritë e fundit tregojnë se ‘Ora Multi Series’ ka 2.3 milionë funte (2.6 milionë euro) para dhe ‘Ora Live’ ka 350,000 funte (408,000 euro) në bankë.

Uebfaqja e kontabilitetit AABRS tha: “Nëse nuk i përgjigjeni paralajmërimeve nga ‘Companies House’, biznesi juaj mund të hiqet nga Regjistri i Shtëpisë së Ndërmarrjeve edhe nëse është ende në treg. Kjo mund të ketë pasoja të rënda”.

“Asetet e pashpërndara të ndërmarrjes dhe çdo para do të bëhet ‘bona vacantia’, ose ‘pronë pa pronarë’, dhe pronësia automatikisht do të transferohet te Mbretëria’.

Ekspertët thanë ndërsa ajo dhe këshilltarët u përgjigjën shpejt procesi mund të ndalet, por ajo duhej të vepronte shpejt.

Problemet me dokumentet mund të vijnë nga angazhimi i Ritës në “The Voice” në Australi, ku ajo kaloi disa muaj dhe në fillim të këtij muaji ajo u fotografua në Los Anxhelos.

Një kompani e tretë ‘Rora Properties’ gjithashtu sapo ka depozituar llogari të cilat tregojnë se ka investime prej katër milionë funtesh, por kjo nuk përfshin blerjen e një shtëpie prej tetë milionë funtesh në një zonë të modës në Londrën e Veriut. /telegrafi