10 burra të armatosur hyjnë në shtëpinë e Loredanës, i grabisin sende me vlerë

10 burra të armatosur hyjnë në shtëpinë e Loredanës, i grabisin sende me vlerë

Showbiz July 08, 2021 - 15:08

Shtëpia e këngëtares së njohur Loredana është grabitur nga 10 burra të armatosur ku i kanë vjedhur dhe sende me vlerë. Reperja ka treguar se i janë vjedhur para, një send shumë personal që ajo është mërzitur tepër dhe një hard driver të kameramanit të saj.

Në Instagram ajo ka publikuar videon e momentit kur hajdutët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë që lëviznin lirshëm dhe i ka bërë thirrje ndjekësve të saj që nëse kanë informacion ta ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të gjejë edhe sendin personal që ajo ka humbur.

Madje Loredana ka treguar se në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda familjarët e saj ishin aty, por fatmirësisht nuk i ka ndodhur gjë përveç frikës që përjetuan.

Loredana ka treguar se në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, të gjithë kanë qenë në shtëpi. Fatmirësisht familjarët dhe skuadra e saj janë mirë, përtej shokuat që kanë kaluar pasi kanë mësuar për vjedhjen.

Madje reperja ka publikuar në Instagram video të hajdutëve që hyjnë brenda në oborrin e shtëpisë e lëvizin lirshëm brenda saj. Ajo ju ka bërë thirrje ndjekësve të saj se nëse kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje ta ndihmojnë, që të gjejë sendin personal që i kanë vjedhur.

“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën.

Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi…”, ka shkruar Loredana. /tvklan.al

Image
Image