Rita Ora dhe i dashuri i saj bëjnë daljen e parë në publik

Rita Ora dhe i dashuri i saj bëjnë daljen e parë në publik

Showbiz July 07, 2021 - 22:23

Pas disa muajsh takimesh dhe fotografi të fshehta, Rita Ora dhe Taika Waititi bënë daljen e tyre të parë si çift, në eventin që e organizoi këngëtarja.

Gjërat tani po duken zyrtare mes Ritës dhe regjisorit Taika Waititi.

Ndërsa çifti i dyshuar ishte parë së bashku më parë në dalje të fshehta dhe në publik, dalja e tyre e parë si çift ndodhi në festën e Rita Orës për produktin e saj “Prospero Tequila”, në Amerikë më 4 korrik.

Image

Të dy Rita dhe Taika ishin të veshur me ngjyra, ndërsa pozuan me gëzim për një fotografi së bashku. Rita kishte veshur një fustan me ngjyrë rozë dhe të artë, ndërsa regjisori ishte i veshur me një bluzë të kuqe, të bardhë dhe blu, teksa kishte vënë një palë syze dielli të kuqe, dhe gjithashtu kishte veshur pantallona të zeza. /Prive.al