Capital T shfaqet përkrah Nevina Shtyllës dhe të gjithë njerëzit po mendojnë të njëjtën gjë!

Capital T shfaqet përkrah Nevina Shtyllës dhe të gjithë njerëzit po mendojnë të njëjtën gjë!

Showbiz July 06, 2021 - 09:49

Pa frikë Capital T mund ta cilësojmë si një makineri hitesh! Çdo këngë që ai publikon pritet mjaft mirë nga publiku dhe zë majat e klasifikimeve në listat muzikore. Këto kohë reperi ka qenë mjaft aktiv në muzikë dhe siç duket ai nuk ka ndërmend të ndalet me publikimin e hiteve të reja.

Ditën e sotme, Capital T ka ndarë në Instagram një foto me bukuroshen e ekranit, Nevina Shtyllën. Ata të dy shfaqen të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit, teksa Nevina duket mjaft e kuruar. Ajo mban një veshje të zezë me pika të bardha dhe një kapele në kokë, një stil tipik francez. Duke qenë se më herët nuk i kemi parë të kenë pasur shoqëri bashkë, të gjithë po mendojnë se Capital T po bashkëpunon me Nevinën për videoklipin e ri.

Fansat e reperit shprehen të bindur se ajo do të jetë modele në klipin e tij, duke pasur parasysh që ky ka qenë edhe profesioni i parë i Shtyllës para se të bëhej moderatore. Për më tepër të dy ata kanë shkruar përkrah fotos: “Buzëqeshje” dhe të gjithë po mendojnë se ky do të jetë titulli i këngës së re të Capital T.

Megjithatë do të na duhet të presim dhe të mësojmë ditët në vijim detajet nga vetë ata të dy. Kujtojmë se kënga e fundit e Capital T mban titullin “Magji”, një bashkëpunim me reperin tjetër Kidda, që u lançua në muajin qershor./balkanweb.com

Image