Bebe Rexha provokuese me foto nga prapa gjatë mbrëmjes romantike me të dashurin

Bebe Rexha provokuese me foto nga prapa gjatë mbrëmjes romantike me të dashurin

Showbiz June 16, 2021 - 10:38

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është duke i shijuar pushimet bashkë më të dashurin, Keyan Safyari.

Bebe ka provokuar ndjekësit përmes disa fotografive në rrjetin social “Instagram”, duke treguar linjat e saj trupore.

Image

Këngëtarja ende nuk ka treguar se cili është destinacioni i saj, Bebe vazhdimisht publikon fotografi nga vendi ku po qëndron.

Në fotot e fundit, ajo u shfaq e veshur me një fustan të ngjitur pas trupit, i cili ia theksonte të pasmet.

Image

Artistja provokoi duke u fotografuar nga prapa, teksa ishte bërë gati për të darkuar bashkë me Keyanin.