Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Harry dhe Meghan, prindër për herë të dytë, vjen në jetë një vajzë
Foto Ilustruese

Harry dhe Meghan, prindër për herë të dytë, vjen në jetë një vajzë

Showbiz June 06, 2021 - 18:34

Duka dhe Dukesha e Sussex, princi Harry dhe Meghan Markle, janë bërë prindër të një vajze, e cila është fëmija i dytë i tyre.

BBC shkruan se vajza, e cila do të mbaje emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor, lindi të premten në orën 11:40 në një spital në Santa Barbara, Kaliforni. Në deklaratën e çiftit theksohet se nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë.

Në deklaratë u zbulua se emri Lili u vendos në nder të mbretëreshës, pasi familjarët i thërrisnin me përkëdheli Lilibet. Emri i saj i mesëm është Diana, për të nderuar kujtimin e gjyshes së ndjerë, Lady Diana. Ata janë prindër edhe të Archie-t, i cili erdhi në jetë në maj të vitit 2019.

Pak kohë më parë, një burim tha për “Page Six” se vajza nuk do të mbante emrin e gjyshes së saj, Diana, pasi sipas burimit, “nëse do ta bënin këtë, shqetësimi më i madh është se media do ta targetojë dhe do të merret me të gjithë kohës. Ai emër do të rriste interesin e publikut për vogëlushen”. Megjithatë, ky pretendim nuk rezultoi I vërtetë./a2cnn