Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Tom Cruise ndërpret xhirimet e “Mission Impossible 7”

Tom Cruise ndërpret xhirimet e “Mission Impossible 7”

Showbiz June 06, 2021 - 16:49

Tom Cruise dhe stafi i tij ndërpresin përsëri xhirimet për filmin “Mision I pamundur 7”, pasi një anëtar istafit rezultoi me Covid-19. Zëdhënësi i “Paramount Pictures” konfirmoi se i gjithë stafi i prodhimit i është nënshtruar testit për covid, siç protokolli mjekësor e kërkon, duke pezulluar për të disatën herë punën.

Aktualisht xhirimet e filmit të famshëm po vijojnë në Mbretërinë e Bashkuar por janë shtyrë zyrtarisht deri në datë 14 qershor.

Aktori dhe producenti Tom Cruise pushtoi mediat vitin e shkuar, kur përkundër rregullave anti-covid, vijoi normalisht xhirimet për episodin e 7 të misionit të pamundur, që pritet të shfaqet premierë majin e vitit të ardhshëm./a2cnn