Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Nuk i ecën me burrat, Kim Kardashian: Ndihem si dështake

Nuk i ecën me burrat, Kim Kardashian: Ndihem si dështake

Showbiz June 06, 2021 - 16:46

Kim Kardashian rrëfeu për herë të parë ndjesitë pas divorcit me Kanye West dhe të gjitha sfidat me të cilat i është dashur të përballet për një kohë të gjatë. Ndër të tjera, ajo tha se shkaku kryesor i ndarjes ishte distanca mes tyre dhe largimet e shpeshta të Kanyes.

“Thjesht nuk mundem më. Mendoj që ai meriton dikë që të mbështesë në çdo hap dhe ta ndjek në çdo vend ku shkon, në çdo udhëtim dhe në çdo lëvizje të radhës. Unë s’mundem, ndihem një dështim. Eshtë divorci im i e tretë dhe po ndihem si dështake, por as që dua ta mendoj këtë. Dua thjesht të jem e lumtur.”, tha Kim Kardashian gjatë episodit të fundit të “Keeping Up ëith the Kardashians”.

Ndonëse ylli i reality-showt u përpoq që martesa të funksiononte, sipas saj situata u bë aq e vështirë sa mbajtja e familjes bashkë u bë e pamundur.

“Gjithmonë kam menduar se mund të kem fëmijët e mi edhe nëse im shoq lëviz nga një vend në tjetrin. Pastaj mendova që jo, nuk mbërrita kaq larg për të mos qenë e lumtur.”, thotë ajo./a2cnn