Blerta Veseli dhe Paula Mehmetukaj, vajzat shqiptare në “Miss Universe 2021”

Blerta Veseli dhe Paula Mehmetukaj, vajzat shqiptare në “Miss Universe 2021”

Showbiz May 17, 2021 - 10:16

Edhe pse kurora e bukurisë u rrëmbye nga Andrea Meza vajza nga Meksika, Shqipëria dhe Kosova bën një paraqitje tejet dinjitoze në Miss Universe 2021.

E kuqe flakë dhe plot vetëbesim, Paula ka parakaluar në pasarelën e kompeticionit më të rëndësishëm të bukurisë në botë ku konkurroi mes më shumë se 70 vajzash.

Paula është 23 vjeç, dhe u zgjodh si fituese e ‘Miss Universe Albania’ në vitin 2020. Kompeticioni i rëndësishëm i bukurisë nuk u realizua vjet për shkak të pandemisë dhe edicioni i 69-të u mbaj në Florida.

Përfaqësuesja e Kosovës ishte biondja bukuroshe Blerta Veseli. /A2