Dua Lipa kërkon nga SHBA-ja të ndalet ndihma financiare ushtarake për Izraelin

Dua Lipa kërkon nga SHBA-ja të ndalet ndihma financiare ushtarake për Izraelin

Showbiz May 12, 2021 - 20:13

Këngëtarja kosovare Dua Lipa, e cila është e lidhur me amerikano-palestinezin Anwar Hadid ka shpërndarë sonte në profilin e saj në Instagram disa iniciativa për Palestinën, në mesin e  tyre edhe ndaljen e ndihmës ushtarake të SHBA për Izraelin

Fillimisht këngëtarja kosovare kishte shpërndarë një story të Belle Hadid, motrës së Anwar në të cilën kërkohet intervenim i Komunitetit Ndërkombëtarë për ndaljen e dhunës në Palestinë.

“Një person nuk mund të avokojë për të drejtat e LGBT dhe të drejtat e grave, ta dënojë korrupsionin dhe padrejtësi të tjera dhe mandej të injorojë dhunën në palestinez. Kjo nuk shkon! Nuk mund të zgjidhni se për kënd kanë më shumë vlerë të drejtat e njeriut”, ka shkruar Belle.

“Po Bella Hadid, pastrimit etnik të palestinezëve duhet t’i vije fund. Kurrë të mos ndodh. Ky është një problem i të drejtave të njeriut!!!! Zgjohuni njerëz”, ka replikuar Dua.

Image

Tutje ajo ka shpërndarë edhe disa thirrje dhe një peticion ku bëhet thirrje për ndaljen e dhunës në Palestinë, madje edhe një faqe ku mund të jepen donacione për palestinezët.

Ajo ka shpërndarë një foto të faqes “Muslim Girl” nga Twitter , e cila i drejtohet senatores amerikane republikane Betty McCollum, Human Right Center dhe Sheikut Jarrah, transmeton GazetaExpress.  

Mandej ajo ka shpërndarë një link për donacion në Institutin IMEU, e cila është një organizatë joqeveritare palestineze.

Për më shumë Dua ka shpërndarë edhe një link ku tregohet ndihma ushtarake që SHBA ka dhënë për ushtrinë e Izraelit prej 38 miliardë miliard dollarë.

“SHBA ndihmon me 3.8 miliard dollarë në vit ushtrinë e Izraelit. Më 2016, SHBA ka finalizuar një pako prej 38 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin për 10 vite. Izraeli që është njëri prej marrësve kryesor të donacioneve të SHBA, merr si shtesë edhe 500 milionë dollarë për sistem raketor”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument që ka shpërndarë Dua dhe që kërkohet që SHBA ta ndalë këtë ndihmë.

“Përdoreni këtë formë për ta dërguar mesazh tek përfaqësuesit e juaj që të kërkojnë që të ndalohen këto fondacione”, thuhet ndër të tjera në shpërndarjen e këtij mesazhi.

Krejt në fund ajo ka shpërndarë linkun e peticionit ku i kërkohet sekretarit të shtetit, Tony Blinken  dhe Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin që t’i jepet fund vrasjes se palestinezëve dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa reagon për viktimat në Palestinë, e cila gjë nuk kishte ndodhur më parë derisa ajo ishte lidhur me amerikano-izraelitin Anwar Hadid.

Mbrëmë Dua arriti që të këtë edhe një sukses ndërkombëtarë në muzikë, ku mori dy çmime në Brit Awards, çmimin “Best Pop” dhe çmimin “Albumi më i mirë”. /GazetaExpress/