Armiqësia mes Ritës dhe Duas nuk do të përfundojë kurrë, thotë Bebe Rexha

Armiqësia mes Ritës dhe Duas nuk do të përfundojë kurrë, thotë Bebe Rexha

Showbiz May 07, 2021 - 23:22

Bebe Rexha ka shkruar tekste këngësh për disa nga artistët më të mëdhenj në botë, është nominuar për çmimet Grammy dhe shiti më shumë se 10 milionë kopje të këngës së saj hit "Meant To Be".

Por ka një gjë që ajo nuk mund ta shtojë në listën e saj të arritjeve - shërimin e armiqësisë mes Dua Lipës dhe Rita Orës, shkruan "The Sun".

Këngëtarja amerikane u kthye dje me albumin e saj të dytë "Better Mistakes" por i mungonte një këngë - një bashkëpunim midis saj, Ritës, Duas dhe Ava Maxit, që të gjithë kanë prejardhje shqiptare, transmeton Zeri.info.

Bebe donte shumë të bënte një këngë bashkë me to. Por në një intervistë, ajo tha se tani beson se nuk do të ndodhë kurrë për shkak të grindjes midis yjeve.

Image

Në një përgjigje të formuluar me kujdes kur u pyet për marrëdhëniet mes tyre, Bebe tha: “Kam provuar vërtet. Nuk e di se çfarë po ndodh realisht mes tyre ose ku është problemi. Jam përpjekur të jem gjithnjë paqeruajtëse dhe t'i bej vajzat bashkë".

"Me të vërtetë do të doja të bëja diçka së bashku, por nuk jam e sigurt që do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më shumë për këtë”, u shpreh ajo.

Dua dhe Rita, prindërit e të cilave janë nga Kosova, nuk e kanë diskutuar kurrë rivalitetin e tyre, megjithëse besohet se hidhërim për shkak të krahasimeve mes tyre.

Image

Bebe mendon se ato janë bërë "konkurruese" me njëra-tjetrën për shkak të presioneve që janë gra në industrinë e muzikës.

Ajo tha se do të dëshironte shumë të bënin një këngë së bashku sepse, siç thotë ajo, "i njoh të gjitha ato individualisht dbe janë vajza të mrekullueshme". /Zëri