Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Publikohen pamje nga skena gjigante e “Eurovisionit” [foto]
FOTO: EBU

Publikohen pamje nga skena gjigante e “Eurovisionit” [foto]

Showbiz May 05, 2021 - 19:56

Më 8 maj pritet që të fillojnë provat e para të këngëtarëve nga 39 shtete pjesëmarrëse në skenën gjigante të festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest”.

Eurovisioni pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha kulturore që do të rikthehet pas pandemisë e cila goditi globin në fund të vitit 2019.

Ishte pikërisht pandemia ajo që bëri që festivali të anulohet vitin e kaluar, kjo ka ndodhur për herë të parë në 65 vite histori të Eurovisionit, shkruan Zeri.info.

Këtë vit festivali do të rikthehet por duke respektuar protokollin shëndetësor kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, ndërsa delegacionet nga 39 shtete do të kenë numër të kufizuar të personave, po ashtu, është vendosur që në tri netët e festivalit në sallën “Ahoy” në Rotterdam të Holandës të ketë jo më shumë se 3500 persona në audiencë.

Kujtojmë se Shqipëria këtë vit e cila përfaqësohet nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” do të ngjitet në skenë e 11-ta në natën e dytë gjysmëfinale më 20 maj, ndërsa Kosova as këtë vit nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrje në këtë festival.

Më poshtë shihni pamjet brenda sallës dhe skenës ku do të mbahet Eurovisioni më 18,20 dhe 22 maj. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image