Nishliu i kërkon qeverisë së Shqipërisë të pajisë çdo kosovar me pasaportë shqiptare

Nishliu i kërkon qeverisë së Shqipërisë të pajisë çdo kosovar me pasaportë shqiptare

Showbiz April 26, 2021 - 13:29

Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu ka reaguar pas kritikave që u janë bërë shqiptarëve të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, të cilët votuan për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo i lutet qeverisë shqiptare që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë.

Sipas Nishliut, nuk duhet të ishte diskutimi pse votuan, por pse nuk janë të mbrojtur dhe pjesë e OKB.

“U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon.”, ka shkruar këngëtarja. /abcnews.al