Young Arti, emri i ri i skenës sjell “Dëshmitare rastit”

Young Arti, emri i ri i skenës sjell “Dëshmitare rastit”

Showbiz April 16, 2021 - 15:35

Young Arti është një emër i ri në skenën e muzikës.

Ai ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re “Dëshmitare rastit”, e cila është punuar nga Tik Tak Music.

“Frymëzimi për këtë këngë erdhi nga miqtë e mi që më kanë mbështetur që prej ditës së parë dhe që s’ma kanë lëshuar anën deri sot edhe veç si reflektim për ku kemi arritur”, ka thënë Young Arti.

Kënga është pritur mirë nga publiku, teksa në një prononcim për Telegrafin, artisti i ri ka treguar për planet e tij të së ardhmes.

“Planet e së ardhmes përfshijnë disa projekte të cilat janë pak më ndryshe nga zhanri që e kultivoj zakonisht, pasi dua të tregoj aftësitë e mia edhe në zhanret tjera të muzikës, sepse atë mendoj se e jam pikë të fortë për dallim prej artistëve të tjerë”, ka thënë tutje ai.

“Dëshmitare rastit”, përveçse në YouTube, mund të dëgjohet edhe në të gjitha platformat online të distribuimit të muzikës.