“You” është singli i zjarrtë i radhës i DJ Regard

“You” është singli i zjarrtë i radhës i DJ Regard

Showbiz April 16, 2021 - 13:53

DJ-i dhe producenti Dardan “Regard” Aliu, 27-vjeçari nga Kosova, ka publikuar singlin e tij më të ri, “You” përmes “Ministry of Sound”, që vjen në bashkëpunim me Troye Sivan, 25-vjeç nga Australia dhe me 17-vjeçaren nga Kanadaja, Tate McRae.

Ky bashkëpunim vjen pas lajmit se Regard u nominua për kategorinë “Best British Single” në “BRIT Award 2021” për këngën “Secrets” që është bashkëpunim me Rachel Agatha “Raye” Keen, 23-vjeçe nga Anglia, raporton “conandaily”.

Singli i ri është një projekt i sofistikuar, euforik dhe i zjarrtë që inspirohet nga vitet e ’80-ta.

Duke folur për këngën e re, Regard u shpreh i entuziazmuar se “You” më në fund po lansohet. “E tërë kënga më jep një emocion drithërues me tinguj engjëllorë nga Tate dhe Troye”, tha ai, transmeton Zeri.info.

Edhe McRae tha se pati një përvojë të jashtëzakonshme të bashkëpunimit me Regard-in dhe Sivan. “Është një ‘vibe’ krejtësisht ndryshe nga këngët e mia të zakonshme, por prapëseprapë e ka atë thellësinë emocionale dhe lirike që gjithmonë mundohem të shkruaj”, tha ajo.

Regard-i me shpejtësi po merr famën botërore dhe goxha bujshëm po e çimenton statusin e tij si një forcë e fuqishme në muzikë duke u nominuar për herë të parë për një “BRIT Award”.

Më 2019, ai mori vëmendjen globale me singlin e tij debutues “Ride It”, i cili u shndërrua në një hit ndërkombëtar duke e pushtuar furishëm internetin dhe rrjetin social “TikTok”.

“Ride It” është shitur në mbi 1 milion kopje deri më tani, përderisa kënga tjetër “Secrets” pak kohë më parë u kurorëzua me “Platin”. Deri më tani, Regard-i ka grumbulluar mbi 2.2 miliardë dëgjime dhe 9 milionë shitje në mbarë botën. /Zëri