Publikohet albumi i ri i Elvana Gjatës

Publikohet albumi i ri i Elvana Gjatës

Showbiz April 16, 2021 - 10:26

Me këngët e Elvana Gjatës nuk kemi kurrë të ngopur, ndaj çdoherë presim me padurim çdo projekt të saj. Para disa ditësh stilisti Valdrin Sahiti zbuloi se këngëtarja po bëhet gati për një projekt bombë.

“Mbërritëm në Tiranë për bombën e radhës nga Elvana Gjata”, shkroi Valdrini përkrah një fotografie me Elvanën.

Dhe në fakt kështu ndodhi me të vërtetë! Elvana ka lajmëruar para pak ditëve se do të publikojë këngën e saj më të re. Ajo ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “Çelu”, ndërkohë që ajo shfaqet duke pozuar me një veshje në ngjyrë të bardhë. Kënga është pjesë e një minialbumi të këngëtares.

Ditën e sotme këngëtarja publikoi EP-në e radhës, të titulluar “Çelu”. Minialbumi do të përmbajë shtatë këngë të reja, të cilat për momentin janë të lancuara vetëm në rrjetin “Spotify”. Këto projekte janë kryesisht të zhanrit baladë; “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut” janë këngët më të reja të këngëtares, të cilat shumë shpejt do të vijnë të gjitha edhe të vizualizuara në “Youtube”.

Duket se 2021-a do të jetë viti i Elvanës, duke qenë se për tre vjet i mungoi tregut muzikor. Në muajin shkurt ajo u rikthye me një superbaladë, “Thirr”, që na theu zemrat të gjithëve. Gjithashtu pak ditë më parë ajo publikoi disa imazhe të saj, ku shfaqej shumë seksi dhe zbuloi se do të publikojë së shpejti një këngë me titullin “Loti”. /shekulli.al