Kim Kardashian dhe Kanye West pajtohen për kujdestari të përbashkët të fëmijëve
Foto: Getty Images

Kim Kardashian dhe Kanye West pajtohen për kujdestari të përbashkët të fëmijëve

Showbiz April 13, 2021 - 13:18

Kanye West është pajtuar për kujdestari të përbashkët ndaj katër fëmijëve të tij nga lidhja me Kim Kardashianin, raporton BBC-ja.

Reagimi i tij reflekton kërkesën për shkurorëzim të Kardashianit më 19 shkurt, kur edhe filloi procesi i dhënies fund të një martese prej pothuajse shtatë vjetësh, transmeton Zeri.info.

Në dokumentet e të dyve reperi amerikan dhe ylli televiziv u pajtuan se martesa e tyre duhet të përfundojë për shkak të mosmarrëveshjeve të papajtueshme.

Ata janë pajtuar edhe për pikën ku thuhet se nuk kanë nevojë për mbështetje bashkëshortore.

Westi dhe Kardashiani kanë dy vajza – North dhe Chicago, të moshave shtatë dhe tri respektivisht – dhe dy djem – Saint, pesë vjeç dhe Psalm, i cili mbush dy vjeç muajin tjetër.

Sipas dokumenteve të Kardashianit, ata i mbajtën pronat e tyre të ndara përgjatë martesës së tyre për shkak të kushteve të nënshkruara në marrëveshjen paramartesore.

Çifti është në mesin e yjeve më të famshëm në botë dhe të dy janë mjaft të suksesshëm në fushat e veta.

Kardashiani javën e kaluar hyri në listën e miliarderëve, sipas revistës “Forbes”.

West, 43 vjeç, është një prej emrave më të mëdhenj të repit, i njohur për hitet e tij si “Stronger”, “Jesus Walks” dhe “Gold Digger”. Ai doli i suksesshëm edhe si disenjator mode. /Zëri