Mbi 41 milionë klikime në 24 orë, kënga që theu rekordin e “Gangam Style”

Mbi 41 milionë klikime në 24 orë, kënga që theu rekordin e “Gangam Style”

Showbiz April 12, 2021 - 21:25

Rose, një nga anëtaret e grupit korean të popit Blackpink, ka thyer dy rekorde Guinnes në muzikë.

Në debutimin e saj të parë solo, videoklipi i këngës “On The Ground”, është videoja që grumbullon më shumë shikime në YouTube në 24 orë, nga një artist solo Pop.

Konkretisht, në vetëm 24 orë, “On The Ground” kishte 41.6 milionë shikime, duke thyer kështu rekordin e këngëtarit PSY me “Gangnam Style”.

Po ashtu, Rose artistja e parë që arrin vendin e parë në Billboard Global 200 si artiste solo dhe si pjesë e një grupi.

Blackpink është grupi i parë korean me vajza që performoi në Coachella dhe grupi i parë korean pop i përbërë që fitoi një MTV Music Video Award./a2cnn