Holanda bëhet gati për Eurovisionin, nis ndërtimi i skenës (Video)

Holanda bëhet gati për Eurovisionin, nis ndërtimi i skenës (Video)

Showbiz April 11, 2021 - 16:37

Holanda ka nisur përgatitjet për organizimin e festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest”.

Në Rotterdam sot ka nsiru ndërtimit i skenës ku do të ngjiten përfaqësuesit e 39 shteteve nga Evropa, Izraeli dhe Australia, shkruan Zeri.info.

Organizatorët kanë lejuar sot gazetarët që të hynë brenda arenës “Ahoy” në Rotterdam për të parë nga afër fillimet e punës për ndërtimin e skenës së festivalit, i cili për shkak të pandemisë ishte anuluar vitin e kaluar.

Bashkë me ndërtimin e skenës, pranë saj është ngritur edhe qendra e testimit për COVID-19, ku për të parandaluar përhapjen e pandemisë, gjitha ekipet dhe gazetarët para se të hyjnë në arenë duhet t'i nënshtrohen testimit.

Sietse Bakker, Producent Ekzekutiv i Eurovision 2021, ka thënë: “Qëllimi ynë është i qartë: të parandalojmë transmetimin e virusit gjatë ngjarjes. Nëse dikush rezulton pozitiv, protokolli ynë i izolimit hyn në fuqi, ne mbështesim autoritetet përkatëse me kërkime gjurmuese dhe marrim masa shtesë kur është e nevojshme. Nëse një pjesëmarrës nuk është në gjendje të interpretojë drejtpërdrejt, do të përdoret regjistrimi rezervë”, ka thënë Bakker.

Eurovisioni këtë vit do të mbahet nga datat 18,20 dhe 22 maj./Zëri