Në “Portokalli” dikush tashmë luan edhe rolin e Albin Kurtit, jepet skeçi me Edi Ramën

Në “Portokalli” dikush tashmë luan edhe rolin e Albin Kurtit, jepet skeçi me Edi Ramën

Showbiz April 09, 2021 - 12:20

Spektakli i humorit “Portokalli” për shumë kohësh ka sjellë skeçe të shumta humorisitike, duke bërë imtimet e emrave të ndryshëm të politikes.

Ndër vite ky spektakël i humorit është shquar edhe për thumbimet politike dhe imitimet e emrave të njohur të politikës që ka sjellë.

Për herë të parë tani ka sjellë në rol kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin.

Në dy skeçet javore të sezonit të ri kryeministri Kurti erdhi nën interpretimin e aktorit Erblin Bajko.

Në pikën e radhës humoristike skeçi përfshinte edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, nën interpretimin e aktorit Florian Binaj.

Që të dyja skeçet kanë ngjallur reagime të shumta në kanalin “YouTube”, me shumë prej komentuesve që i kanë përgëzuar aktorët në fjalë për aftësitë e tyre të imitimit.