Pharrell Williams kërkon hetim federal për vrasjen e kushëririt të tij nga policia

Pharrell Williams kërkon hetim federal për vrasjen e kushëririt të tij nga policia

Showbiz April 07, 2021 - 21:12

Pharrell Williams ka bërë thirrje për një hetim federal pasi kushëriri i tij u qëllua për vdekje nga policia në SHBA.

Artisti fitues i shumë çmimeve shkoi në funeralin e Donovon Lynch këtë javë. Donovon, i cili ishte vetëm 25 vjeç, u qëllua dhe u vra në Virxhinia në 26 mars nga një oficer policie pas të shtënave nëpër tri zona të ndryshme, raporton “BBC” transmeton “Zeri.info”

Departamenti i Policisë së Beach të Virxhinias (VBPD) tha se ai ishte “duke e drejtuar një pistoletë” para se të qëllohej. Arma u gjet më pas, thanë oficerët. Megjithatë, policia tha se një hetim penal për atë që ka ndodhur është duke vazhduar. Poashtu do të ketë një hetim të pavarur nga një prokuror si dhe një rishikim nga departamenti i punëve të brendshme të VBPD.

Por Pharrell thotë se ka “shumë pyetje pa përgjigje nga qyteti dhe shteti”, prandaj po bën thirrje për një hetim në një nivel më të lartë federal.

Polici që qëlloi Donovanin është dërguar në pushim administrativ. Ai jo vetëm që e qëlloi Donovonin, edhe Deshayla Harrisin, për të cilën policia thotë se ishte 29-vjeçe, e cila po ashtu u vra.

Pharrell më parë ka bërë thirrje për “transparencë, ndershmëri dhe drejtësi” nga autoritetet. Ai shkroi në Instagram në mars se të shtënat nga policia ishin “një tragjedi e pamatur”, duke shtuar se kushëriri i tij ishte “një dritë e ndritshme dhe dikush që gjithmonë ishte në dispozicion për të tjerët”.

Varrimi i Donovonit përkoi me ditëlindjen e 48-të të Pharrellit. /Zëri