Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Sukses i jashtëzakonshëm për Ava Max, kënga e saj renditet e para në botë në iTunes

Sukses i jashtëzakonshëm për Ava Max, kënga e saj renditet e para në botë në iTunes

Showbiz March 03, 2021 - 11:56

Artistja me prejardhje shqiptare, Ava Max, është tashmë një nga emrat më të afirmuar të tregut internacional të muzikës.

Me prejardhje nga Shqipëria, këngëtarja 26-vjeçare i ka bërë krenarë bashkëkombësit e saj, me sukseset e shumta anë e kënd globit.

Së fundmi, ajo ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj – atë të ngjitjes në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara të momentit, në platformën e muzikës mbarë botërore iTunes.

Kënga e saj “My heart and my head”, që është pjesë e albumit të saj debutues, “Heaven and Hell”, është aktualisht kënga e parë në botë në listën zyrtare të iTunes.

E lumtur nga ky sukses, artistja me prejardhje shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të listës zyrtare të këngëve më të dëgjuara të momentit në iTunes, me “My heart and my head” që ndodhet në majë të klasifikimit.

“Numri një në iTunes! Çfarë! Ju dua ju të gjithëve, le të ecim përpara”, ka shkruar e emocionuar Ava Max. / KultPlus

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AVA MAX (@avamax)