Arriti një miliard dëgjime, Bebe Rexha bëhet qesharake duke ngrënë mëngjesin mbi pllakatën që iu dhurua si mirënjohje nga Spotify

Arriti një miliard dëgjime, Bebe Rexha bëhet qesharake duke ngrënë mëngjesin mbi pllakatën që iu dhurua si mirënjohje nga Spotify

Showbiz March 03, 2021 - 11:46

Në janar të këtij viti, artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shënoi një nga arritjet më të mëdha në karrierën e saj.

Ajo tejkaloi shifrën e një miliard dëgjimeve me një prej këngëve të saj në atë që njihet si platforma më e madhe e distribuimit të muzikës në botë, Spotify.

Bëhet fjalë për këngën e vitit 2016, “In the name of love”, e cila erdhi në bashkëpunim me DJ-në e famshëm botëror, Martin Garrix.

Që nga ajo kohë, “In the name of love”, që në shqip do të thotë “Në emër të dashurisë”, është kthyer në një himn të dashurisë për miliona njerëz anë e kënd globit.

Si dhuratë për suksesin e arritur, Spotify i ka dërguar 31-vjeçares pllakatën e mirënjohjes, që deshifron shifrën një miliardë të arritur falë kësaj kënge

Bebe Rexha e cila është mjaft e njohur për karakterin e saj karizmatik, publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram një video qesharake, duke treguar një nga mënyrat se si po e festonte suksesin e “In the name of love”.

Ajo u shfaq duke ngrënë një tas me ‘corfleks’-a, me pjatën e vendosur mbi pllakatën e mirënjohjes së Spotify-t.

“Faleminderit Spotify, të gjitha shakatë mënjanë, në mënyrë shumë mirënjohëse. Faleminderit djema. (Gjithashtu a vendos dikush tjetër kube akulli në qumështin e tij?)”, ka shkruar këngëtarja me prejardhje nga Dibra në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

E njëjta përndryshe ka paralajmëruar se këtë të premte do të publikojë këngën e saj të re me titull “Sacrifice”. /Telegrafi/