“Sacrifice” lansohet këtë të premte nga Bebe Rexha

“Sacrifice” lansohet këtë të premte nga Bebe Rexha

Showbiz March 02, 2021 - 10:00

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, duket se është në finalizim të projektit të ri që njëherësh do jetë i pari për këtë vit.

Ajo së fundmi ka njoftuar se projekti mban titullin “Sacrifice” që në shqip do të thotë ‘sakrificë’.Në postim, biondja u shfaq atraktive në një kostum të lëkurës të zi e po ashtu edhe me një palë doreza të tilla.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Pamjen e kompletoi me një palë syze interesante, të cilat e bënë të duket edhe më tërheqëse.“Sacrifice publikohet këtë javë”, ka shkruar ajo, teksa reagimet e fansave ishin të menjëhershme në pjesën e komenteve.

 

Kënga ndërkohë është pjesë e albumit të dytë, i cili pritet të lansohet i plotë në vijim.Përndryshe, “Baby, I’m jealous” mbetet kënga e fundit në bashkëpunim me reperen Doja Cat.

Projekti deri më tani ka grumbulluar mbi 49 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/