Eurovisioni publikon setin fotografik të Anxhelës me veshje kombëtare (Foto)

Eurovisioni publikon setin fotografik të Anxhelës me veshje kombëtare (Foto)

Showbiz February 25, 2021 - 15:14

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri, është duke bërë përgatitjet për të përfaqësuar Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest”.

Anxhela do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma” me të cilët në dhjetor fitojë festivalin e këngës në RTSH.

Këngëtarja duket se u ka besuar profesionistëve kosovarë për të bërë fotografitë zyrtare për Eurovision, por edhe xhirimet e videoklipit të cilat, siç ka mësuar “Zëri” , i ka bërë në Kosovë.

Sot faqja zyrtare e Eurovisionit ka publikuar setin fotografik të Anxhela Persiterit e cila shihet me veshje kombëtare e që është realizuar nga fotografi kosovar Norik Uka.

Eurovisioni këtë vit mbahet në Rotterdam të Holandës nga data 16, 18 dhe 20 maj./Zëri