Rita Ora në përkrahje të Komunitetit LGBTI, do të këndojë në paradën e tyre në Australi

Rita Ora në përkrahje të Komunitetit LGBTI, do të këndojë në paradën e tyre në Australi

Showbiz February 25, 2021 - 13:11

Në Australi, më 6 mars të këtij viti, do të organizohet parada e Komunitetit LGBTI.

Këngëtarja kryesuese e listave ndërkombëtare, Rita Ora, do të jetë ajo që do të interpretojë në paradën e komunitetit LGBTI në Asutrali, shkruan "TV Black Box".

Interpretuesja e hiteve botërore “Anywhere” dhe “Big”, do të performojë live së bashku me emra të tjerë të njohur të muzikës.

Ndërkohë, vitin që lamë pas, ajo që këndoi në paradën e komunitetit LGBTI në Australi, ishte një shqiptare tjetër me famë botërore, Dua Lipa.

Si Rita, ashtu edhe Dua njihen si suportuese të komunitetit LGBTI, dhe  gjithmonë  i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i mbështetur njerëzit e këtij komuniteti. / KultPlus/