Bebe Rexha do ta sjellë këngën e saj të re më pesë mars

Bebe Rexha do ta sjellë këngën e saj të re më pesë mars

Showbiz February 25, 2021 - 09:48

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar projektin e saj të ri.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se kënga e saj më e re do të publikohet më pesë mars.

Rexha nuk ka dhënë informacione të tjera lidhur me titullin ose me videoklipin e kësaj kënge.

Kënga e fundit që Bebe ka sjellë për fansat e saj ishte “Baby I’m Jealous”, në bashkëpunim me reperen Doja Cat. /Zëri