Anxhela Peristeri frymëzohet nga Edona Llalloshi për fotosesionin e ri

Anxhela Peristeri frymëzohet nga Edona Llalloshi për fotosesionin e ri

Showbiz February 24, 2021 - 18:57

Anxhela Peristeri do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian të këngës ‘’Eurosong’’.

Këngëtarja ka fituar ‘’Festivalin e Këngës’’ në Shqipëri me këngën ‘’Karma’’, duke fituar të drejtën e përfaqësimit të shtetit në festivalin më të njohur të muzikës në Europë, shkruan GazetaExpress.

Anxhela tashmë ka filluar përgatitjet për prezantimin sa më të mirë të këngës duke realizuar edhe disa fotosesione.

Në një video të publikuar nga faqja e ‘’Eurovision Albania’’, Anxhela shihet teksa pozon para aparatit fotografik, ndërsa ajo që bie në sy është veshja e këngëtares, të cilën e kemi parë kohë më parë tek këngëtarja Edona Llalloshi.