Aktori Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim

Aktori Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim

Showbiz February 24, 2021 - 12:13

Aktori francez Gerard Depardieu është sërish nën hetim zyrtar për përdhunimin e një aktoreje 24-vjeçare.

Avokati i Depardieu, Herve Temme, thotë se aktori mohon kategorikisht akuzat dhe se aktualisht është i lirë, por nën mbikëqyrje gjyqësore.

“Më vjen keq që ky hetim nuk u mbajt sekret si zakonisht,” shtoi avokati.

Depardieu u akuzua në vitin 2018 nga e reja, e cila pretendonte se ishte përdhunuar disa herë në shtëpinë e aktorit në Paris. Pas muajsh hetime, prokurorët francezë hoqën dorë nga çështja për shkak të mungesës së provave.

Asokohe aktori mohoi plotësisht akuzat duke thënë se ato shkonin kundër të gjitha idealeve të tij. Ai konfirmoi se e njeh personalisht aktoren por nuk ka qenë më të në datat e përmendura në padi.

Ngjarja do të rikthehej sërish në vëmendje dhe në dyert e gjykatave, pasi aktorja rinisi në muajin gusht një tjetër gjyq, kësaj here si palë e dëmtuar.

Depardieu është i njohur për rolet e tij në filma si “Green Card”, “The Man in the Iron Mask” dhe “Life of Pi”. Ai gjithashtu është nominuar për një Oskar në vitin 1991 për rolin e tij kryesor në “Cyrano de Bergerac”./a2news/