Dua Lipa, e para në top-listën e albumeve më të mira globale

Dua Lipa, e para në top-listën e albumeve më të mira globale

Showbiz February 23, 2021 - 12:31

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa e ka ndarë gëzimin e saj me gjithë adhuruesit në rrjetet sociale, duke e bërë të ditur lajmin se albumi i saj “Future Nostalgia: The Moonlight Edition” i ka arritur më shumë se 4 miliardë shkarkime në Spotify.

Ky është version i tretë i albumit të dytë të incizuar në studio, i cili u publikua më 11 shkurt të këtij viti së bashku me këngën udhëheqëse, “We’re Good”.

Por lajmet e mia për këngëtaren me prejardhje nga Kosova nuk mbarojnë me kaq. Dua Lipa po ashtu e informoi publikun se version i parë i albumit, “Future Nostalgia”, këtë javë renditen e pozitën e parë të toplistës së albumeve më të mira globale, të platformës së njohur muzikore Spotify.

Ylli i hitit “Physical” po vazhdon ta vulos suksesin e saj në tregun e muzikës në Amerikë dhe anembanë botës, dhe dalëngadalë po shndërrohet në këngëtaren më të kërkuar për bashkëpunime, qoftë në muzikë apo modë. /KultPlus