Harry dhe Meghan nuk kthehen si anëtarë në Familjen Mbretërore

Harry dhe Meghan nuk kthehen si anëtarë në Familjen Mbretërore

Showbiz February 19, 2021 - 14:54

Duka dhe Dukesha e Sussex nuk do të kthehen si anëtarë që punojnë në Familjen Mbretërore. Lajmi është dhënë nga Pallati Buckingham.

Mbretëresha konfirmoi se çifti nuk do të vazhdonte me përgjegjësitë dhe detyrat që vijnë në shërbimin publik.

Princi Harry dhe Meghan do të kthejnë titujt e tyre të nderuar ushtarakë dhe angazhimet Mbretërore.

Ata thanë se do të mbështesnin organizatat që ata kanë përfaqësuar dhe se shërbimi është universal.

Duka dhe dukesha njoftuan janarin e kaluar se do të tërhiqeshin si mbretër dhe do të punonin për t’u bërë të pavarur financiarisht.

Ata zyrtarisht u larguan nga detyra në mars, me një plan për të rishikuar marrëveshjet pas 12 muajsh./a2news/