Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Rihanna pozon “topless”, acaron besimtarët

Rihanna pozon “topless”, acaron besimtarët

Showbiz February 19, 2021 - 10:20

Rihanna u përball me kritika të ashpra në një fotografi ku ka pozuar “topless”, teksa mbante një gjerdan ku duket perëndia hindu Ganesha.

Varësja me kokë elefanti, që njihet si “Zoti i fillimeve dhe heqjes së pengesave”, është një nga simbolet më të rëndësishme të hinduistëve, të cilët e konsideruan fotografinë e këngëtares si të padenjë dhe një ofendim për fenë e tyre.

“Do flasim pak për faktin që Rihanna ka vënë një gjerdan Ganesha dhe s’po e respekton Hinduizmin? Feja ime nuk është për këtë. Jam kaq e lodhur nga këto veprime”, shkroi dikush në Twitter.

Ky koment u shoqërua me mijëra të tillë të ngjashëm, madje në Twitter nisi një fushatë ku besimtarëve hindu, iu kërkohej ta bojkotonin yllin e popit./a2news/