Moses Boyd rekruton Katy B për remixin e këngës “2 Far Gone”

Moses Boyd rekruton Katy B për remixin e këngës “2 Far Gone”

Showbiz February 18, 2021 - 18:55

Moses Boyd ka publikuar një remix të ri të këngës së tij “2 Far Gone” me Katy B.

Kënga fillimisht u shfaq në albumin “Dark Matter” të bateristit të muzikës jazz të vitit 2020, i cili u nominua për çmimin “Mercury 2020” dhe i dha atij çmimin e vitit “AIM's UK Independent Breakthrough Artist”, shkruan ”Pitchfork”, transmeton “Zeri.info”.

Albumi i fundit i Katy B, “Honey”, u publikua në vitin 2016. Ky album përfshiu një duet me Craig David të quajtur “Who am I”, prodhuar nga “Major Lazer”. Ky vit do të shënojë edhe 10 vjetorin e debutimit të saj të rëndësishëm “On a Mission”. /Zëri