Dua Lipa kujton kohën e bombardimeve në Kosovë, ndihet krenare me 13 vjet shtet

Dua Lipa kujton kohën e bombardimeve në Kosovë, ndihet krenare me 13 vjet shtet

Showbiz February 17, 2021 - 10:24

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar shqiptarët me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Republikës, raporton “Zeri.info”.

Ajo ka kujtuar luftën në Kosovë kur vendi ishte i bombarduar nga forcat serbe.

“Urime 13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! Unë nuk do ta harroj kurrë kohën kur isha duke jetuar në Kosovë gjatë luftës dhe dëgjoheshin bombardime në gjithë qytetin”, shkruan ajo në “Instagram”, raporton “Zeri.info”.

Lipa thekson se ndihet krenare se sa shumë ka përparuar vendi prej asaj kohe.

“E paharrueshme... krenare të shoh se sa shumë ka ndryshuar Kosova që nga ajo kohë”, përfundon ajo. /Zëri