Mbi 30 mijë nënshkrime për Kosovën në “Netflix”

Mbi 30 mijë nënshkrime për Kosovën në “Netflix”

Showbiz February 16, 2021 - 15:32

Mbështetje të madhe ka marrë peticioni, i cili kërkon që Kosova të futet në listën e shteteve në platformën “Netflix”.

Nënshkrimi i peticionit, i cili ka nisur javën e kaluar, deri më sot ka marrë mbi 31 mijë nënshkrime, transmeton “Zeri.info”.

Përmes peticionit, që ka nisur nga studenti nga Prizreni Sovran Hoti, kërkohet që përdoruesve nga Kosova të mos u shfaqet lokacioni Serbi, por Republika e Kosovë.

“Kur kosovarët hyjnë në ‘Netflix’ vendndodhja e tyre duket sikur është në Serbi, edhe pse ata e përdorin ‘Netflix’-in nga Republika e Kosovës. Personalisht kjo më ka ndodhur shumë herë. Unë madje nuk mund ta verifikoj numrin tim të telefonit, sepse Kosova nuk shfaqet në listën e vendeve me të dhënat telefonike”, shkruhet në peticionin që ka bërë Sovrani.

Deri tani këtë peticion e kanë përkrahur edhe figura të njohura në Kosovë dhe në Shqipëri. /Zëri

Për ta nënshkruar peticionin klikoni KETU

Image