Goditet për vdekje nga një veturë babai i Nicki Minajit

Goditet për vdekje nga një veturë babai i Nicki Minajit

Showbiz February 15, 2021 - 15:28

Babai 64 vjeç i reperes Nicki Minaj ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në lëvizje në New York, e cila më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, ka thënë policia.

Robert Maraj ishte duke ecur përgjatë rrugës në Mineola në Long Island të premten pasdite kur u godit nga një veturë, e cila vazhdoi të lëvizte, ka thënë policia e Kontesë Nassau. Maraj u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur të shtunën, raporton AP, transmeton “Zeri.info”.

Policia po kërkon dëshmitarë për rastin fatal.

Minaj, 38 vjeçe, ka lindur me emrin Onika Tanya Maraj në Trinidad dhe është rritur në lagjen Queens të New York Cityt. Ajo ende s’ka dhënë ndonjë deklaratë publike mbi vdekjen e babait të saj. /Zëri