Kush është kosovari The Victor që synon tregun e jashtëm? (video)

Kush është kosovari The Victor që synon tregun e jashtëm? (video)

Showbiz February 15, 2021 - 14:05

Victor është një këngëtar dhe kantautor i gjeneratës së ardhshme të muzikës vendore dhe botërore, i cili vjen nga Prishtina.

Ky konkludim vjen si pasojë e zhanrit të tij të muzikës dhe zërit që ka, po ashtu edhe për kreativitetin e tij unik për të krijuar. Ai në këtë këngë anon më shumë tek muzika me influencë të viteve 80-ta me një nuancë të aktuales.

Projektet në të ardhmen do të prekin zhanre si Pop, Baladë, Rock dhe DeepHouse.

THE VICTOR ka studiuar për sipërmarrësi dhe marketing në San Francisco, për të vazhduar në Londër.

Pasioni për muzikën ishte gjithmonë prezent në jetën e tij, por çdo gjë u zyrtarizua më shumë në kohën kur të gjithë u izoluam dhe patëm kohën të reflektojmë.

Kënga e parë e plasuar dje me rastin e “Shën Valentinit” është “SOMEONE YOU LOVE”, e cila tashmë është plasur në kanalin Yotube, Spotify, Play Music, etj. e cila është duke marrur shumë klikime. Kjo tregon që THE VICTOR si duket ka prekur në shijen e shumicës së dëgjuesve dhe së shpejti mund ta dëgjoni edhe në top listat botërore.

Për ta ndjekur këngëtarin më të ri të skenës muzikore THE VICTOR, kliko në linqet në vijim:

Instagram: https://instagram.com/viclikevictor?igshid=1m7s6j7d1ll2a

Yotube, Spotify, Play Music https://fanlink.to/someoneyoulove