Vendimi i Keira Knightleyt: Asnjë skenë nudo në filma me regjisorë meshkuj

Vendimi i Keira Knightleyt: Asnjë skenë nudo në filma me regjisorë meshkuj

Showbiz January 25, 2021 - 15:45

Keira Knightley ka vendosur të mos shfaqet në skena nudo për filmat që kanë një regjisor mashkull. Aktorja tha se nuk e ka ndalur në mënyrë kategorike xhirimin e skenave nudo, por e bën këtë nëse ka regjisorë meshkuj.

Tema se si trajtohen aktorët ndërsa filmojnë skena seksi, është vënë në qendër të vëmendjes vitet e fundit, veçanërisht pas lëvizjes MeToo.

Shumë studio tani punësojnë koordinatorë të posacëm për skenat e seksit dhe sigurohen që aktorët të ndjehen komfort dhe të trajtohen me respekt gjatë xhirimeve.

35 vjecarja Knightley më herët kishte bërë të ditur se ajo kishte shtuar një klauzolë që përjashonte skenat nudo në kontratat e saj të filmave që kur ishte bërë nënë në 2015. Aktorja ka marrë pjesë në filma si Bend It Like Beckham, Atonement dhe Pirates of the Caribbean.

Vitin e kaluar ajo u shfaq edhe në Misbegaviour, një dramë komedi për lëvizjen për të drejtat e grave në londrën e viteve 1970. Më herët, aktorja kishte thënë se e kishte ndaluar vajzën e saj të shihte filmat e Disneyt, që i portretizonin femrat në mënyra që asaj nuk i pëlqenin./Top Channel