Rita Ora në librat shkollorë të gjuhës angleze në Spanjë
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, tashmë dihet botërisht për shtrirjen e famës së saj internacionale.
Ajo është veçanërisht shumë e pëlqyer në Evropë, ku zhanri të cilin e këndon dhe këngët e saj janë shumë të dëgjuara.
Duke u marrë si shembull i suksesit dhe një vajze tipike shqiptaro-britanike, Rita Ora duket se ka përfunduar edhe në librat shkollorë në Spanjë.
Ka qenë një përdorues i rrjetit social Twitter që ka publikuar një fotografi të librit të anglishtes për shkollën e mesme, ku pjesë e tij është Rita Ora.
Në një faqe ku mësohet kryesisht rreth orareve për të ardhmen, aty shfaqet një imazh i këngëtares shqiptare kur ishte adoleshente.
Kjo fotografi vjen nga koha kur ajo ishte nxënëse e shkollës “Sylvya Young Thatre Schoool”, në Londër. /eo
Alguien que me confirme si esta es Rita Ora y que me explique qué hace en un libro de inglés de Secundaria pic.twitter.com/NhmRsO1ymh
— Ángelë (@AngelFentyNavy) January 19, 2021