Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Jennifer Lopez përgatitet për “performancën e jetës”

Jennifer Lopez përgatitet për “performancën e jetës”

Showbiz January 20, 2021 - 16:20

Jennifer Lopez po përgatitet për “performancën e jetës”, në ceremoninë e inaugurimit për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Joe Biden.

Ylli i popit u fotografua teksa bënte prova në shkallët e Kapitolit, ndërsa ishte nën mbrojtje nga trupat e Gardës Kombëtare.

Gjatë eventit do të përformojnë edhe Lady Gaga, e cila do të këndojë himnin kombëtar, si dhe Garth Brooks. Më vonë, Tom Hanks do të drejtojë një koncert, në memorialin Lincoln, ku do të marrin pjesë Springsteen, John Legend, Jon Bon Jovi, Justin Timberlake dhe Demi Lovato.

Pjesëmarrja në ceremoni do të jetë “jashtëzakonisht e kufizuar” në përputhje me distancën sociale për shkak të pandemisë së koronavirusit, sipas ekipit të Biden, i cili ka nxitur amerikanët të shmangin udhëtimet në kryeqytet.

Mes të pranishmëve do të jenë tre ish-presidentë, Barak Obama, Bill Clinton dhe George Bush./A2news

 

Image

Image