Plaçkitet shtëpia e James Bluntit, i vidhet edhe arma që përdori gjatë luftës në Kosovë
Foto: REX

Plaçkitet shtëpia e James Bluntit, i vidhet edhe arma që përdori gjatë luftës në Kosovë

Showbiz January 20, 2021 - 12:25

Shtëpia e këngëtarit James Blunt në Ibiza, është plaçkitur të enjten e kaluar në mëngjes.

Hajdutët kanë marrë të gjitha këmishat dhe fanellat e tij, një orë të gjyshit të tij, si dhe një bajonetë që Bulnti e kishte përdorur sa ka shërbyer si ushtar, raporton “diariodeibiza”.

Policia dyshon se tre persona ishin të përfshirë në vjedhjen e shtëpisë së tij, e cila në atë kohë kishte persona brenda, por jo nga familja Blunt.

Dyshimi vjen pasi policia ka gjetur gjurmë të panjohura të tre gishtërinjve, ka njoftuar gruaja e James Blunt, Sofia Wellesley, transmeton Zeri.info.

Shtëpia ka pak kohë që është rinovuar dhe për punimet ishin angazhuar disa punëtorë të jashtëm. Keqbërësit morën të gjitha këmishat dhe fanellat e tij, syze dielli e gjësende tjera të këngëtarit, mes tyre edhe gjësende të arit, sikurse edhe bajonetën që Blunt e kishte përdorur sa ka shërbyer si ushtar në luftën e Kosovës.

“Rrobat dhe gjësendet tjera të zëvendësueshme, si syzet e diellit e të ngjashme, nuk janë problem. Por, do të ishim të lumtur të ofronim një shpërblim ekonomik për këdo që ofron informacione për gjësendet e arit, për orën e gjyshit të Jamesit dhe bajonetën e tij nga koha kur ishte ushtar, sepse janë objekte me vlerë të madhe sentimentale”, ka thënë Wellesley.

Çifti ka bërë thirrje përmes mediave sociale për kthimin e tyre, në këmbim të një shpërblimi monetar.

Policia ndërkaq është duke i kryer hetimet. /Zëri