Mr. Bean akuzon serinë “Friends” për vjedhjen e skenës së famshme

Mr. Bean akuzon serinë “Friends” për vjedhjen e skenës së famshme

Showbiz January 12, 2021 - 12:20

Aktori Rowan Atkinson, i njohur si 'Mr. Bean', është një ndër personazhet më të dashur për publikun në mbarë botën.

Me rastin e 30-vjetorit të këtij roli, Atkinson ka rrëfyer gjëra që nuk i kishte thënë më herët për publikun.

Ndër të tjera, aktori ka akuzuar serialin e famshëm të viteve 90', 'Friends', për vjedhjen e skenës me gjelin e detit.

Kjo skenë është luajtur në vitin 1992 tek 'Mr Bean', ndërsa tek 'Friends' në vitin 1997.

“Nuk mund të vidhen shakatë. Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen”- është shprehur Atkinson.

Së fundmi, aktori ka trishtuar fansat pasi ka treguar se nuk i ka pëlqyer të luajë rolin e “Mr Bean”, duke lënë të kuptohet se në të ardhmen nuk do ta shohim më në rolin e famshëm të “Mr Bean”.

 “Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj. “Duke bërë një serial televiziv të animuar, tani jemi në prag të krijimit të një filmi të animuar për Mr Bean, është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht”- ka thënë aktori./class

Image