Rita Ora uron festën e 28 Nëntorit, bën fotografi me këpucë me flamurin shqiptar

Rita Ora uron festën e 28 Nëntorit, bën fotografi me këpucë me flamurin shqiptar

Showbiz November 28, 2020 - 18:37

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka uruar 28 Nëntorin me disa fotografi në Instagram.

Rita ka postuar fotografi me këpucë me flamurin shqiptar, ndërsa krahas fotografisë ka shkruar ‘Urime Dita e Flamurit’.

“URIME DITA E FLAMURIT!!!! #28Nëntori Happy Independence Day #Albania   thank you my amazing fans for making this video!!! I love you all”, ka shkruar Ora.

Sot është 108 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, por 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. 

Image
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)